Vazhdon i mbyllur memoriali i Skënderbeut

17:49 | 06/01/2019

Ishte premtuar që memoriali i Skënderbeut të hapej nëntorin e kaluar, por megjithëse rikonstruksioni ka përfunduar, kjo gjë nuk ka ndodhur. Kjo ka sjellë çorientim te agjensitë turistike të cilët nuk e përfshijnë Lezhën në iteneraret e tyre.

Vendvarrimi i heroit tonë kombëtar në Lezhë do të ishte ndalesa më e rëndësishme e festimeve përmbyllëse për vitin e Skënderbeut. Kështu pati deklaruar ish-Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro në nisjen e punimeve për rikonstruksionin e këtij objekti të rëndësishëm.

Mirela Kumbaro Ish-Ministre e Kulturës: “Ne angazhohemi që në momentin e festimeve përmbyllëse të vitit të Skendërbeut, ky të jetë një nga ndalesat e rëndësishme të këtij viti të jashtëzakonshëm”.

Rikonstruksioni përfundoi ashtu siç ishte paralajmëruar, në nëntor të vitit që shkoi. Por objekti nuk u hap dhe nuk u përfshi në asnjë kremtim.

Edhe këtë fillim janari ende nuk ka një datë. Inaugurimi ishte premtuar më 28 nentor. Paulin Zefi, përgjegjes i memorialit të Skënderbeut në Bashkinë e Lezhës thotë se ende nuk një datë për hapjen e vendvarrimit.

Ai thotë se 17 janari, 551 vjetori i vdekjes është një dateë e veçantë edhe për ta hapur sërish, por nëse ndodh që shkohet sipas paralajmërimeve më 2 mars atëherë kjo nuk ka kuptim.

Paulin Zefi Përgjegjës i Muze – Memorialit në Bashkinë Lezhë: “Unë pretendoja se do bëhej inaugurimi më 28 nëntor, kjo nuk u relalizua se u respektua afati zyrtar 18 dhjetori, atëherë data më sinjifikative do ishte 17 janari, 551 vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar. Është e pakuptimtë ta lëmë deri në 2 mars”.

Gjatë kësaj periudhe nuk ka munguar interesi i vizitorëve. Por në mungesë të një date zyrtare për hapjen e memorialit të Skënderbeut edhe ç’orientimi i agjensive turistike është akoma më i madh duke e përjashtuar Lezhën nga itineraret e tyre. /abcnews.al

Gazetar i ABC News, Lezhë: Gjergj Figuri

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono