Vata: Shqipëria luajti ndeshjen më të dobët në fushën e vet

18:00 | 18/11/201818:000

Ish-kapiteni i kombëtares, Rudi Vata, analizon disfatën e thellë në “Loro Boriçi” dhe nuk ngurron të lëshojë kritika të forta për skuadrën kuqezi. Vata flet edhe për të ardhmen e trajnerit Panuçi.

Nëse do të kishte një renditje, kjo do të ishte në vendin e fundit. Sfida e Shqipërisë me Skocinë në “Loro Boriçi” merr një vlerësim maksimalisht të ulët nga një ish-kapiten i kombëtares si Rudi Vata. Ish-mbrojtësi që luajti për Sëlltikun, nuk ka asnjë rezervë kur flet.

Rudi Vata, ish-kapiten i Kombëtares: “Ndeshja ndoshta më e dobët e ekipit kombëtar, të paktën me sa mbaj mend në fushën tonë. Një skuadër që relativisht nuk tregoi asnjë vlerë profesionale. Një skuadër pa dëshirë, pa nerv. Një skuadër që normalisht të jepte përshtypjen se ishte futur në fushë për të qenë skuadër e dytë.”

Problem ekipi apo problem trajneri, si mendon Vata?

“Faji kryesor i selektorit te ekipit kombëtar normalisht ka patur mjaftueshëm kohë në dispozicion për të formuar një skuadër relativisht të fortë, për të përballuar këtë edicion që mendoj se ka qenë një prej edicioneve më të përballueshme kur shikon skuadrat me të cilat kemi qenë në grup.”

Çfarë duhet të ndodhë me Panuçin pas këtij dështimi?

“Trajneri normalisht nuk mendoj se ndihet rehat pas kësaj humbje në shtëpi. Pas këtyre eliminatorëve mendoj që trjaneri me ekipin kombëtar shqiptar ka përfunduar karrierën e tij.”/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono