Vasilika Hysi tregon problemin kryesor që ka sistemi i drejtësisë në Shqipëri

19:04 | 22/07/201919:040

Në studion e ABC News me gazetaren Mirela Milori, ka qenë e ftuar, Vasilika Hysi, deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputetja Hysi ka shpjeguar se reforma në drejtësi, synon të jetë eficente, e pavarur për të gjithë, por sidomos për qytetarët, e cila do ti vendos të gjithë në të njëjtin stad.

E pyetur nga gazetarja Mirela Milori, se nëse produkti i dalë nga reforma në drejtësi, do të korrigjojë për mirë drejtësinë në vend, Hysi tha se, kjo reformë  është një reformë për qytetarët, e cila i jep fund pabarazisë.  Sipas Hysit problemi kryesor në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, është pandëshkueshmëria.

“Reforma në drejtësi nuk është thjesht Vettingu, ajo ka shumë aspekte të tjera që lidhen me çështjet e përditshme të qytetarëve, me drejtësinë e vonuar, që qytetarët e hasin në gjykatat e sotme. Në ditët e sotme kemi ende qytetarë që enden dyerve të gjykatave  prej 20 vitesh për të marrë të drejtën e tij, për çështje pronësie. Kemi patur debat t madh për çështjet që  kanë shkuar në gjykatën e Strasburgut. Një ndryshim shumë të rëndësishëm për këtë çështje  që kemi bërë në kuadër të reformës në drejtësi është ndryshimi i kodit të procedurës civile dhe përmirësimi i ligjit për avokaturën e shtetit, që për cdo zvarritje të proceseve gjyqësore qytetari ka të drejtë të mos shkojë në gjykatën e Strasburgut por të ketë mjete efektive të brendshme t’i realizojë në Shqipëri”, tha Hysi.

Më tej në bisedën e saj në studio me gazetaren Mirela Milori, Hysi ju përgjigj edhe pyetjes se, nëse do të mundet të blihet drejtësia me këtë reformë.

Jo nuk mendoj që do të blihet dot me reformën. Në këtë moment ne kemi një sistem të ri drejtësie që po ngrihet dhe një sistem tjetër që po funksionon, një pjesë që po jep shpirt dhe një pjesë tjetër që është i shëndetshëm. Ne duhet të informojmë më shumë për zbatimin  e reformës në drejtësi, çfarë po bëhet me institucionet e reja të reformës në drejtësi, cilat janë pengesat, barrierat dhe si mund të ecet me edukimin ligjor të qytetarëve”, tha Hysi duke shtuar se qytetarët përveç rrugës së gjykatave dhe prokurorisë, mund të zgjidhin çeshtjet edhe përmes ndërmjetësimit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono