Vasili – Ramës: Shaka me jetët e njerëzve nuk mund të bëhen më

10:57 | 10/12/201910:570

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka reaguar pas inspektimit të sotëm të kryeministrit Rama në ambientet e QSUT-së.

Ai shprehet se kryeministri duhet t’ja lërë në dorë specialistëve, “kjo është një kohë që nuk mban hi sysh, shqiptarët kërkojnë siguri dhe garanci”, tha Vasili.

“Sot gjithologu i cili vetëm bën inpsektimin me Ministren e Shëndetësisë që nuk ka të bëjë me këtë çështje futet në një godinë e cila nuk duhet të ishte në funksion. Kush i jep sigurinë e kësaj ndërtese. Katër kate vazhdojnë punë, kush e mban përgjegjësinë. E njëjta gjë po ndodh me shkollat në Tiranë. Kjo situatë është situatë skandaloze dhe tregon qartë se këta njerëz nuk mbajnë përgjegjësi kur bëhet fjalë për jetë njërëzish”, tha Vasili./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono