“Vasil Shanto” dhe Selita pa energji, OSHEE: Pallati u ndërtua mbi telat e korentit

10:55 | 07/01/202010:550

Në disa lagje të Tiranës janë pa energji elektrike për shkak të avarisë në rrjet. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike informon se zona e “Vasil Shantos” në drejtim të Selitës është pa energji prej më shumë se 1 ore. Sipas OSHEE, janë stakuar 4 kabina për shkak të një defekti në një pallat, i cili është ndërtuar mbi kabujt elektrikë prapa ‘Vasil Shantos’.

Po kështu, bëhet me dije se në të gjithë Tiranën ka stakime të energjisë elektrike me intervale kohore për shkak të ngarkesës që kanë transformatorët në NST Qendër, Kashar dhe Selitë

Njoftimi i OSHEE

Prej një ore pa energji zona e “Vasil Shanto” në drejtim të Selitës.

4 kabina të stakuara, defekti në një pallat, i cili është ndërtuar mbi kabujt elektrikë, prapa Vasil Shantos, pranë KESH.

Sikurse shihet ne foto, punonjesit e OSHEE jane duke punuar prane objektit ku kalon fiderit 327 i Nst Selite.

Po ashtu, në të gjithë Tiranën ka stakime nga 10-15 minuta për shkak të ngarkesës që kanë transformatorët në NST Qendër, Kashar dhe Selitë. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono