Vangjel Dule akuza Ramës: Ka dështuar me të drejtat e minoritetit grek

21:38 | 12/01/202021:380

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule e quan të dështuar qeverinë Rama në lidhje me respektimin e të drejtave të minoritetit grek. Ai renditi dhe argumentat e tij pas një ceremonie për 29 vjetorin e krijimit të Omonias që u mbajt në Derviçan të Gjirokastrës.

Dule u ndal dhe tek çështja  e regjistrimit të minoriteteve dhe në atë të pronave.

Edhe për vrasjen e Kacifas, Dule i kërkoi llogari qeverisë që e ka lënë pas dorë zbardhjen e ngjarjes.

Takimin e përshëndeti dhe zv ministri i jashtem grek Konstantinos Vllasi që tha se qeveria shqiptare nuk duhet të gabojë më në cencusin e 2020, dhe të reduktojë numrin e minoritetit grek, por dhe të kryejë regjistrimin real të pronave./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono