Vajza nga Kosova nervozon Presidentin Vuçiç në Serbi
Novi Sad, 23. novembra 2019.- Predsednik Srbije Aleksandar Vucic (2D) sa predsednicima Severne Makedonije Stevom Pendarovskim (L) i Slovenije Borutom Pahorom ucestvuje danas na cetvrtom Regionalnom forumu mladih lidera u Novom Sadu, koji je okupio blizu 200 mladih dustveno angazzovanih ljudi sa prostora Zapadnog Balkana. FOTO TANJUG/ JAROSLAV PAP/ nr

11:24 | 24/11/201911:240

Një vajzë e re nga Kosova ka nervozuar presidentin serb Vuçiç në takimin rajonal të të rinjve në Novi Sad, ku marrin pjesë edhe presidentët e Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Aulone Memeti, që merrte pjesë në forum, reagoi ndaj mungesës së përkthimit në gjuhën shqipe në takim.

Në Novi Sad të Serbisë ka nisur të shtunën konferenca vjetore Regional Youth Form, e cila do të zgjasë deri më 24 nëntor.

Forumi vjetor që bashkon rreth 200 liderë të rinj, orientohet drejt veprimit dhe shoqërisë aktive nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, të cilët do të angazhohen në diskutime me politikbërësit aktual dhe drejtuesit rajonal për tema dhe sfida të dukshme.

Kjo konferencë, organizohet nga Lëvizja Evropiane në Serbi -dega lokale Novi Sad dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike. Në panelin kryesor ishin të ftuar presidenti serb Aleksander Vuçiç, presidenti i Sllovenisë Barut Pahor dhe president i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Në ntryezë me ta ishte edhe Aulonë Memeti nga Kosova, e cila reagoi ashpër ndaj mungesës së përkthimit simultan në gjuhën shqipe. Memeti e hapi fjalën duke iu drejtuar të pranishme në gjuhën shqipe.

“Përshëndetje të gjithëve, veçanërisht pjesëmarrësve shqipfolës. Tek sa po hyja në sallë për të filluar diskutimin në këtë panel u njoftova që nuk ka përkthim në gjuhën shqipe dhe mu kërkua që vetëm unë të flas anglisht dhe jo shqip. Meqë e konsidideroj të rëndësishme që politikanët prezentë të dëgjojnë çfarë kam/kemi për të thënë, nga ky moment do të vazhdoj diskutimin në anglisht.”

Fjalimi i Aulonës nervozoi presidentin serb.

“Ne kemi ardhur këtu për të folur për të ardhmen, e nëse vet po dëshironi të flisni për të kaluarën, një gjë ta keni të qartë, se kurrë nuk do të pajtohemi”.

Memeti kishte theksuar në fjalën e saj rëndësinë e pranimit të së vërtetës dhe kërkim-faljen, si kusht themelor për të vazhduar më tej dhe për të ndryshuar historinë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono