“Ushtria” e të huazuarve, e ardhmja e Realit e sigurt!

21:29 | 17/10/201921:290

Real Madrid është një nga skuadrat më të pasura në botë dhe në çdo merkato, pritet që “Galaktikët” të shpenzojnë shifra të çmendura dhe të sjellin në ‘Bernabeu’ lojtarët më të mirë në botë. Megjithatë, vitet e fundit, shpenzimet e presidentit Florentino Perez janë ulur disi.

Kjo dhe për shkak se trajneri Zidane po iu beson gjithmonë e më shumë talenteve të rinj dhe lojtarëve të dalë nga akademia e Real Madrid. Lucas Vasquez, Marco Asensio e shumë të tjerë kanë marrë minuta me Zidane në krye, por ka dhe nga ato lojtarë që janë huazuar në skuadra të tjera.

Emri më i njohur është padiskutim ai i Dani Ceballos. Fantazisti spanjoll fitoi Europianin këtë vit me Spanjë U-21, si dhe po shkëlqen tek Arsenali, aty ku u huazua këtë fillim sezoni. Vitin e ardhshëm, Ceballos do të jetë një vlerë e shtuar në mesfushën e Real Madrid.

Një tjetër emër që po bën shumë “zhurmë”, është ai i Odegaard. Mëngjarashi 20-vjeçar është një lojtar me një potencial të jashtëzakonshëm dhe me James e Isco që me shumë gjasa do të largohet, pritet të jetë titullar te Reali. Edhe në mbrojtje, Reali do të ketë dy vlera të shtuara.

Achraf Hakimi, i huazuar te Borussia Dortmund, është rritur shumë dhe po shndërrohet në një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Gjermani. Ndërsa në krahun tjetër të mbrojtjes, Reguilon ofron siguri, gjë që po e tregon dhe këtë sezon te Sevilla./abcnews.al

Lista e lojtarëve të huazuar:

Ceballos – Arsenal
Odegaard – Real Sociedad
Hakimi – B. Dortmund
Reguilon – Sevilla

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono