Ushtria e Kosovës, befason Ankaraja: Mos merrni vendime të nxituara

10:34 | 07/12/2018

Në 14 dhjetor Kosova do të ketë ushtrinë e saj, me një vendim që ka ngjallur shumë reagime. Shtetet anëtare të NATO-s janë ndarë në dy kahe, disa e mbështesin dhe të tjerë e kundërshtojnë.

Shtetet anëtare të NATO-s kanë qëndrime të ndryshme për sa i përket krijimit të ushtrisë së Kosovës të paralajmëruar për në 14 dhjetor. Disa janë krejtësisht kundër, kurse pjesa më e madhe janë pro, edhe pse disa kanë mendime të ndryshme për sa i përket mënyrës se si duhet krijuar.

Një pjesë e madhe e shteteve mike kërkojnë që Kosova ta bëjë këtë me ndryshime kushtetuese, ku një gjë e tillë është e vështirë pasi kërkohen edhe 2/3 e votave të serbëve.

Gazeta Express ka arritur të sigurojë një document eksluziv ku shprehet qëndrimi i secilit shtet për këtë çështje. Sipas këtij dokumenti Kroacia e Mali i Zi janë dy prej shteteve që e përkrahin pa kushte ushtrinë, duke mos kërkuar ndryshime kushtetuese.

Ndërsa Spanja, një nga vendet që ende s’e njeh pavarësinë e Kosovës i ka kërkuar NATO-së që nëse ushtria formohet atëherë duhet ndërprerë çdo ndihmë e mundur ndaj Forcave të Armatosura në vend, në mënyrë befasuese edhe Turqia e konsideruar një vend mik, nuk është shprehur shumë entuziaste për këtë vendim të qeverisë së Kosovës për krijimin e ushtrisë në vend në 14 dhjetor. Ankaraja i ka kërkuar Prishtinës që të mos marrë vendime të nxituara. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono