Urgjenca pediatrike me standarde bashkëkohore

14:53 | 11/07/2018

Me rreth 8 milionë euro të Bankës Botërore shumë shpejt do të nisë zgjerimi i shërbimit të Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Ndërkohë është rindërtuar urgjenca pediatrike, ku kërkojnë ndihmë mjekësore deri në 400 raste çdo ditë.

Nuk ka rëndësi nëse është dimër apo verë. Mjekët në urgjencën e pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” thuajse gjithmonë përballen me fluks të larte pacientësh.

Ndonëse, sipas minstres së Shëndetësisë, këtë gjashtë mujor prindërit i kanë besuar më shumë shërbimit parësor dhe shifrat flasin për rënie të numrit të pacientëve të vegjël sërish, sipas bluzave të bardha, ata që kërkojnë ndihmë mjekësore këtu janë të shumtë.

Tashmë shërbimi i urgjencës pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë është rindërtuar për të ofruar një standard të ri.

Radhët e pacientëve do të menaxhohen përmes një sistemi elektronik, i cili do teë ndihmojë në diferencimin e urgjencave dhe uljen e kohës së pritjes.

Ndërkohe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale lajmëroi fillimin e punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

“Jemi ambiciozë për të realizuar një ndërhyrje që do t’i ndryshojë krejtësisht pamje Pediatrisë këtu në QSUT, investimi madhor rreth 8 milion euro në kuadër të projektit të qeverisë shqiptare me Bankën Botërore, që do të rehabilitojë dhe zgjerojë Pediatrinë. Falë kësaj ndërhyrje, që do të nisë këtë vit, do të kemi një spital pediatrik modern, sipas standarteve europiane”

Investimet, sipas ministres Manastirliu, do të shtrihen edhe në shërbimin e pediatrisë në Vlorë, Elbasan, Fier dhe Durrës./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono