Uragani “rrafshon” ishujt Bahamas

20:51 | 02/09/201920:510

Uragani “Dorian” ka shkaktuar një shkatërrim të paprecedentë në ishujt Bahamas. Stuhia e kategorisë 5, e dyta më e fuqishme në historinë e stuhive të Atlantikut, vazhdon të mbetet jashtëzakonisht e rrezikshme.

Sipas kryeministrit të ishujve, Hubert Minis, rreth 13 mijë shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar nga uragani. Gjithashtu, ujërat që kanë vërshuar, vëllimi i të cilave është në rritje, kanë marrë përpara automjete dhe kanë shkulur pemë nga vendi.

“Dorian” është stuhia e dytë më e fuqishme që godet ishujt Bahamas dhe më vonë pritet të lëvizë drejt bregut lindor të Shteteve të Bashkuara. Aktualisht ai po lëviz me erëra që fryjnë me 270 kilometra në orë dhe më vonë niveli i shirave mund të rritet deri në 7 metra në disa pjesë të ishullit Grand Bahama, që është prekur më shumë se të tjerët nga stuhia.

Meteorologët thonë se mjafton një devijim i lehtë nga shtegu që “Dorian” të përplaset në brigjet e Floridës, gjë që pritet të ndodhë në orët e ardhshme e ku stuhitë do të klasifikohen si “të rrezikshme për jetën”.

Për këtë arsye, në shtetet amerikane të Floridës, Xhorxhias, Karolinën e Jugut dhe atë të Veriut është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Më herët uragani u përplas në ishujt Abako, ku i mori jetën edhe një fëmije 7-vjeçar që po përpiqej të largohej bashkë me familjen e tij. Zinxhiri i ishujve ndodhet në lindje të Floridës dhe në veri të arqipelagut të ishujve Bahamas./ABC News Albania

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono