Uragani “Michael” në Florida shkakton një viktimë

11:34 | 11/10/2018

Situata në Florida të shteteve të bashkuara të amerikës ëshët ende alarmante në një kohë që uragani “Majkëll” ka shkaktuar një viktimë dhe qindra mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike. Guvernatori Skot ka paralajmëruar baorët se tashmë është shumë vonë për evakuim.

Të paktën një viktimë dhe 380 mijë banorë pa energji elektrike. Është ky bilanci i parë i uraganit “Majkëll” në Florida. Ndërkohë autoritetet i frikësohen një shkatërrimi total në disa zona të shtetit amerikan.

Guvernatori Rik Skot flet për një fenomen të frikshëm dhe paralajmëroi banorët se tashmë stuhia ka mbërritur dhe koha për evakuim ka përfunduar. Sipas tij, askush nuk mund të largohet më nga vendi.

Uragani është përforcuar në kategorinë pesë në shkallën e rrezikshmërisë.

Erërat kanë kaluar shpejtësinë e 160 kilometrave në orë dhe duhet të mbërrijnë dhe në Xhorxhia, Karolinën e Veriut dhe të Jugut para se të kthehen në det të hapur mbrëmjen e së enjtes.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh se ndoshta do të shkonte në zonat e goditura nga uragani të dielën ose të hënën. Ai shpjegoi se po ndiqte ngjarjet duke biseduar shpesh me guvernatorin Skot.

Por kreu i Shtëpisë së Bardhë është kritikuar pasi nuk anuloi takimin elektoral në Pensilvani ndërsa uragani godiste Florida-n. Por Trump u mbrojt duke thënë se nëse do e kishte anuluar do kishte zhgënjyer me mijësa persona. Vetë presidenti amerikan në vitin 2012 kishte kritikuar paraardhësin e tij Obama se nuk ishte anuluar një takim elektoral gjatë uraganit “Sendi”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT