Uragani “Dorian”, rëndohet bilanci i viktimave në ishujt Bahamas

23:45 | 10/09/2019

Ka shkuar në 50 të vdekur bilanci i viktimave të uraganit “Dorian”, që javën e kaluar përshkoi ishujt Bahamas. Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe zyrtarët vendas presin që numri të rritet ndjeshëm, pasi trupa të tjerë do të nxirren nga gërmadhat e shtëpive. Uragani “Dorian” u përplas në ishujt Bahamas me një shpejtësi prej 320 kilometrash në orë, duke goditur ishullin Abako dhe Grand Bahama. Teksa situata paraqitet e rëndë, shumë banorë deklarojnë se mund të përpiqen të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara sesa të presin me pasiguri rindërtimin e shtëpive. Por presidenti Donald Trump duket se ua ka prerë shpresat. Ai ka deklaruar se duhet bërë kujdes nga pranimi i banorëve të ishujve Bahamas, pasi mes tyre mund të ketë njerëz të këqinj. “Nuk dua që këta njerëz të vijnë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë këtu anëtarët e bandave dhe shprendarësit e drogës”, ka thënë Trump. /ABC News Albania 24/7

 

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono