Uragani “Dorian” arrin kategorinë 4, autoritetet amerikane evakuojnë me forcë banorët

12:08 | 31/08/201912:080

 

Florida përgatitet për uraganin Dorian që sipas presidentit amerikan Donald Trump mund të jetë shkatërrues. Por ekspertët deri tani e kanë pasur të pamundur të përvaktojnë trajektoren e stuhisë.

Uragani Dorian përgatitet të përplaset në Florida dhe pak para se të prekë tokën ka arritur në kategorinë 4. Presidenti Tramp ndjek situatën në kohë reale duke paralajmëruar se uragani mund të jetë shkatërrues.

Autoritetet amerikane urdhëruan evakuimet e detyruara në një pjesë të madhe të Floridës sidomos në kontenë Brevard që do të jetë e para që do përfshihet nga stuhia

Përgatitjet vijojnë në t ë gjithë shtetin meqënëse nuk mund të parashikohet me saktësi trajektorja e uraganit. Parashikimet e fundit paralajmërojnë se ai mund të prekë vetëm bregun duke kursyer qendrën.

Por asgjë nuk është e sigurtë duke llogaritur se niveli  i ujit është rritur ndjeshëm në Majemi dhe në qytet ka pasur përmbytje. Shqetësimi më i madh është se uragani vjen në një moment që janë regjistruar dhe dallgët më të larta të vitit.

Evakuimet e detyruara po ndodhin ende në disa zona të shtetit që mendohet se do të jenë objektivë të Dorian. Autoritetet paralajmërojnë se duhet shpresuar më e mira dhe duhet përgatitje për më të keqen.

Dorian është një nga uraganët e llojit më të keq, duke qenë se do të qendrojë për shumë kohë në zonat e populluara sipas ekspertëve të cilët mendojnë se uragani do të rrijë për disa ditë në Florida.

Banorët janë furnizuar me ushqime dhe ujë, ndërsa shumë pika karburanti janë të boshatisura. Shoqëritë e rrjetit elektrik kanë marrë përforcime për tu përballur me shkëputjen e energjisë elektrike.

Dy centralet bërthamore në Florida janë gati të mbyllen dhe të ndalojnë cdo aktivitet nëse do të konfirmohet trajektorja e Dorian. Llogaritjet e para për dëme material flasin për një shifër prej 20 miliard dollarësh./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono