United i fiksuar për sulmues, zgjidhjen e kërkon vetëm në Itali

11:27 | 21/11/201911:270

Manchester United do të hidhet në sulm në merkaton e janarit. Largimi i Romelu Lukakut ka lënë shumë hapësira bosh në sulmin e ‘Djajve të kuq’. Anglezët kanë kohë që e monitorojnë situatën e sulmuesit të Juventusit, Mario Mandzukic, por orët e fundit ka qarkulluar në media dhe një emër i ri.

Bëhët fjalë për ish-sulmuesin e Manchester Cityt, Edin Dzeko. Kapiteni i Romës është objektivi më i ri për sulmin e United, siç raporton ‘Corriere dello Sport’.  Boshnjaku, ndryshe nga kroati, është më i vështirë për t’u arritur, sepse ai konsiderohet i rëndësishëm në ekipin romak.

33-vjeçari firmosi këtë verë një kontratë të re me Romën, deri në vitin 2022. Ekipi i tij ndodhet momentalisht në vendin e pestë në renditje dhe sulmuesi ka shënuar 5 gola në 12 ndeshje. Ndërkohë, nga ana tjetër, Mario Mandzukic është lënë jashtë ekipit nga trajneri Sarri këtë sezon. Mungesa e minutave në fushë mund të jetë arsyeja e vetme që ai mos të transferohet në ‘Old Trafford’ në janar. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono