UNICEF i tërheq vëmendjen qeverisë

17:21 | 12/10/2018

Çdo dollar i shpenzuar për përmirësimin e fëmijërisë së hershme sipas UNICEF i kthehet shoqërisë mesatarisht 4 deri në 5 herë në të ardhmen.   Organizata ndërkombetare që mbron të drejtat e fëmijëve, i tërheq vëmendjen qeverisë të ndërmarrë reforma për të rritur cilësinë në arsimin parashkollor.

https://youtu.be/9zMse34Gp0M

Organizata ndërkombëtare që mbron të drejtat e fëmijëve, UNICEF, i tërheq vëmendjen Ministrisë së Arsimit për të ndërmarrë më tepër reforma që rrisin cilësinë në arsimin parashkollor.

“Është e rëndësishme të përmirësohet qasja parashkollore për fëmijët e vegjël. Kërkohet një mundësi për një arsim cilësor, mësimdhënës të trajnuar mirë, mjedise parashkollore të sigurta dhe të bazuar dhe mbi lojen, për t’u siguruar fëmijëve aftësitë që ata kanë nevojë për të përmbushur jetën e tyre dhe për të kontribuar në shoqëri “, thotë në një deklaratë zëvendëspërfaqësuesi i UNICEF, Jaëad Aslam, në një deklaratë për mediat.

Çdo dollar i shpenzuar për përmirësimin e fëmijërisë së hershme sipas organizatës ndërkombëtare i kthehet shoqërisë mesatarisht 4 deri në 5 herë më shumë në të ardhmen.   Në këtë pikë, UNICEF i tërheq vëmendjen edhe prindërve të cilëve iu kërkon t’ju lexojnë fëmijëve gjatë tre viteve të para të jetës, kohë kjo kur  truri zhvillohet me shumë shpejtësi.

Shumë prindër thote organizata në mbrojtje të fëmijëve nuk janë të mirëinformuar mbi rëndësine e zhvillimit të hershëm të fëmijës.  Pothuajse, dy të tretat e tyre në disa rajone dhe në periferi të Tiranes nuk arrijnë t’u lexojnë të vegjëlve të tyre.

UNICEF thotë se mirëpret angazhimin e qeverive për zgjerimin e shërbimeve arsimore nga parashkollorët  deri në arsimin e mesëm.

Investimi i qeverisë sipas organziatës ndërkombëtare vjen në një kohë kritike për të ndihmuar në arritjen  Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm mbi edukimin cilësor për të gjithë fëmijët deri në vitin 2030./abcnews.al

 




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono