UNESCO: 12 milionë fëmijë në të gjithë botën, s’do të hyjnë asnjëherë në shkollë

11:40 | 17/09/201911:400

Sipas raportit më të fundit të UNESCO, janë 12 milion fëmijët në të gjithë botën të cilët nuk do të hynë asnjëherë në shkollë. Ndërsa në vitin 2018 kanë qenë 258 milion fëmijë dhe adoleshentë që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë.

Janë 12 milion fëmijët në të gjithë botën të cilët rerzikojnë të mos bëjnë asnjë ditë mësim. Një ushtri e tërë personash që pritet të mbeten të paarsimuar. Shifrat alarmante u publikuan në një raport të UNESCO I cili paralajmëron dhe për faktin se në dhjetë vitet e fundit niveli i shkollimit nuk është rritur.

Ndërkohë vetëm në vitin 2018 ishin 258 milion fëmiijët dhe adoleshentët që për shkak të luftërave, konflikteve apo tragjedive natyrore nuk kanë arritur yë shkojnë në shkollë. Shifër që nënkupton 1 të gjashtën e popullisë së botës të moshës nga 6 deri në 17 vjeç. Sipas raportit problem më të mëdha në arsimim kanë vajzat e vogla. Janë nëntë milion vajzat e vogla që nuk mund të shkojnë në shkollë dhe 3 milion djemtë. Nga këta katër milion jetojnë në Afrikë.

Shifrat japin një panoramë dhe më të qartë në ndarjen mes vendeve të varfëra dhe vendeve të pasura. Në vende të varfëra janë 19 për qind e fëmijëve që nuk shkojnë as në klasën e parë, ndërsa në vendet e pasura vetëm 2 për qind. Nëse një tendencë e tillë nuk do të ndryshojë, në dhjetë vitet e ardhshme një fëmijë në gjashtë do të mbetet pa shkollë dhe vetëm gjashtë fëmijë në 10 do të vazhdojnë arsimin e mesëm. /ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono