Unaza e Re/ Shkreli: Mënyra alternative për të shpëtuar sa më shumë banesa

19:05 | 05/12/2018

I ftuar në “Mbrëmje Ide” me gazetaren Mirela Milori, ish zëvendës ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli, diskutoi për situatën në Unazën e Re. I pyetur për komunikimin me banorët, ai u shpreh se dialogimi me ta do të jetë për t’i lehtësuar procedurat ligjire. Gjithashtu Shkreli tregoi se po shikohen dhe ënyra alternative për të shpëtuar sa më shumë shtëpi apo biznese.

Mirela Milori: “A ka një xhep apo një hapësirë komunikimi përsëri me protestuesit, njerëzit janë akoma në rrugë. Do të takohet një përfaqësi nga ju me një përfaqësi nga protestuesit?”

Artan Shkreli: “Në qoftë se ata kanë një përfaqësi nuk ka përse mos të takohet e dialogohet në këtë pikë. Problemi është që dialogimi dhe kontakti me ta duhet të jetë që ne ti lehtësojmë sa më shumë të gjitha procedurat ligjore. Sepse natyrisht nuk mendoj se ka dialog për të shkelur ligjin dhe mundësisht të shikohen dhe mënyra alternative për të shpëtuar sa më tepër shtëpi apo biznese që preken nga shembja. Po shikohet edhe një alternativë që nuk ka qenë deri dje. Pavarësisht që ligji parashikon që edhe sikur 10% e shtëpisë të preket, shembet i tërë objekti dhe shpronësohet i tërë trualli, të shikohet mundësia që objekte të caktuara nëse shikohet ana konstruktive, të sharrohet vetëm pjesa që pret aksi i rrugës. E gjithë pjesa tjetër e biznesit dhe e shtëpisë të qëndrojë, si dhe toka të qëndrojë. Po shikohet edhe kjo si mundësi, e cila shpresojmë që ta uli drastikisht edhe numrin e shembjeve.”/abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono