Unaza e Re, prokuroria nis verifikimin për falsifikim të dokumenteve

15:51 | 07/12/2018

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për falsifikimin e dokumenteve për kampaninë nënkontraktore që kishte marrë përsipër sipas kontratës të ndërtonte segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te sheshi “Shqiponja”, kompania “DH Albania” SH.P.K., e cila është fituese e një nga tre tenderët për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Pas disa kallëzimeve të bëra në Prokurorinë e Tiranës nga Banorë të Unazës së Re, organi i akuzës ka nisur verifikimet për një rast përdorimi dokumentesh të falsifikuara nga kompania “DH Albania” SH.P.K., e cila është fituese e një nga tenderave për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Prokurorët do të duhet të hetojnë nëse dokumentet e përdorura janë me të vërtetë të falsifikuara nga kontrata me bashkimin e përkohshëm të operatorëve ekonomik të “DH Albania” SH.P.K., edhe “Biba X” SH.P.K., kush është personi apo personat që fshihen pas kompanisë amerikane që u akuzua pak kohë më parë nga opozita si një kompani fantazmë dhe “offshore”. Kjo kompani nënkontraktore kishte marrë përsipër sipas kontratës të ndërtonte segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te sheshi “Shqiponja”.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme theksojnë se, banorët kërkojnë të hetohet edhe praktika e ndjekur me dëmshpërblime dhe me çmime më të ulëta se sa vlera e tregut. Në disa raste, thuhet në kallëzim, ata “pretendojnë se humbasin shtëpitë dhe pronat pa dëmshpërblim”, në kundërshtim me ligjin.

Përveç organit të akuzës, në mënyrë individuale disa nga banorët iu janë drejtuar edhe Gjykatës Administrative të Tiranës, të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre pa u dëmshpërblyer më parë nga Autoritetit Rrugor Shqiptar. Më herët drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, gjatë emisionit “Opinion” pretendoi se përzgjedhja e operatorëve ekonimit “DH Albania” dhe “Biba X” ishte bërë sipas rregullave dhe ligjeve të vendin tonë, por që të premten urdhëroi pezullimin e punimeve të lotit 1 duke argumentuar vendimin e tij se i duhet kohë për të verifikuar vërtetësinë e dokumentave nga 2 kompanitë fituese./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono