Unaza e Re/ Ballanca: Jemi ndeshur me pengesa nga institucionet

20:51 | 06/12/2018

E ftuar në “Mbrëmje Ide” me gazetaren Mirela Milori ishte Erinda Ballanca Avokate e Popullit. Një diskutim për protestat më të rëndësishme të momentit, atë të studentëve dhe të Unazës së Re.

Ballanca fillimisht tregoi mendimin e saj për protestën e studentëve dhe ankesës për rritjen e tarifave universitare.

“Nuk ka një përmirësim cilësor dhe të dukshëm në arsim për shkak të reformës së re madje janë shtuar një sërë problematikash. Ajo që ne vërejmë është se ndonëse bachelori ka tarifa më të arsyeshme, masteri i ka të larta në nivele të krahasueshme me universitetet private dhe ka kufizime për të vazhduar të drejtën e tyre mësimore”.

Gjithashtu Avokatja e Popullit u shpreh edhe për protestën e banorëve tek Unaza e Madhe dhe këndvështrimin e saj për ecurinë e konfliktit.

“E gjithë Unaza e Madhe sa herë ka pasur punime ka ndeshur qëndrueshmëri. Ka qenë e pamundur për të marrë një leje ndërtimi po ta kujtojmë. Gjithsei me ligjin e legalizimeve qytetarëve u rrit shpresa. Unë si avokat i popullit gjykoj nësë a është e drejtë e ligjshme apo legjitime. Në rastin konkret kemi bërë një raport gjithëpërfshirës për rastin e Shkozës. Kemi hetuar për 8 muaj dhe kemi ndeshur pengesa nga me të ndryshme nga institucionet. Për të njëjtën pyetje u jemi dashur tu dërgojmë 5 shkresa. E njëjta gjë po bëhet për Astirin. Duhet të kete një plan të qartë për prishjen e banesave dhe identifikimin e banorëve të prekur. Protesta e qytetarëve bëri që të shkojë më tej çështja. Ne ende sot nuk kemi një listë të qartë të plotë se sa familje janë. Situata juridike dhe siguria e tokës është një ndër problematikat më të mëdhaja në Shqipëri.”

Së fundi Ballanca tregoi dhe mendimin e saj për zgjidhjen e kësaj situate dhe nëse mund të dërgohet çështja në gjykatën e Strasburgut.

“Duhet tu njohë personave një vlerë e caktuar e pronës. Ne kemi verifikuar grupet në terren nëse janë ndjekur procedurat për të bërë prishjen. IKMT-ja refuzon që tu njoftojë njohjen 5 ditë më parë qytetarëve për prishjen. Vendimet e Strasburgut nuk janë për tu bërë të pasur dhe do të ishte rëndesë në xhepat e publikut. Çështja është se çfarë bëjmë me vendimet e Strasburgut nëse jepet një e tillë. ”/abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono