Ultimatumi i Lleshajt: Përcaktoni sa më shpejt adresat e banimit

17:06 | 06/12/2018

Minstri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, urdhëron vartësit e tij që të gjejnë një zgjidhje për të përcaktuar saktë adresat e banimit për shtetasit shqiptarë, për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019. Takimi zgjati rreth një orë ndërsa brenda takimit ka pasur edhe kundërshtime.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me 12 drejtorët e policive vendore me Prefektët, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe përgjegjësit e Zyrave të Gjendjes Civile në të gjithë vendin, në lidhje me ecurinë e punës për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Një e nga një drejtorët e qarqeve mbërritën në Ministrinë e Brendshme.

Edhe pse takimi ishte me dyer të mbyllura, zyrtarët dhanë shpjegimet e tyre se përse nuk po gjen ende zgjidhje përcaktimi i saktë i adresave për shtetasit shqiptarë dhe i banesave të tyre.

Burime nga brenda takimit konfirmuan për Abc Neës se, shqetësim që ishte ngritur ishte edhe ndryshimi i shpeshtë i emërtimeve të rrugëve nga vendimet e Këshillave Bashkiak, duke krijuar edhe mbivendosje emrash me institucionet e tjera.

Më herët ministria njoftoi nisjen punës për listën e zgjedhësve për vendoret e 30 Qershorit të vitit të ardhshëm. Të drejtën e votës e kanë 3 milionë e 549 mijë e 909 shtetas. Po sipas listës së gjeneruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj e 49.4% janë femra.

Sipas Ministrisë së Brendshme, procesi do vijojë në mënyrë periodike për të patur një listë sa më të plotë zgjedhore, duke shmangur në maksimum problematikate  e verifikuara në të kaluarën. Sipas ligjit, kjo listë, nga e cila janë hequr të burgosurit e ata mbi 100 vjeç, do verifikohet nga zyrat vendore të gjendjeve civile, të cilat sipas brenda 4 Dhjetorit kanë detyrimin të publikojnë listat e para të zgjedhësve./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono