Ulen tensionet mes Romës dhe Parisit


13:13 | 14/06/2018

Italia dhe Franca kanë sheshuar mosmarrëveshjet mes tyre lidhur me çështjen e emigrantëve. Kjo ka ndodhur gjatë një telefonate mes presidentit Macron dhe kryeminisitrit Conte. Ata do të takohen të premten.

Kryeministri Italian, Giuseppe Conte dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë zhvilluar një bisedë telefonike “të gjatë dhe të përzemërt” dhe do të takohen për drekë të premten. Autoritetet e Romës kanë sqaruar se në samit, që do të pasohet nga një konferencë shtypi, të dy udhëheqësit do të diskutojnë iniciativat e reja që ranë dakord për të menaxhuar emergjencën e emigrantëve në shenjë solidariteti dhe bashkëpunimi me vendet e origjinës.

Vetë Conte duke komentuar telefonatën tha se “rasti me Francën tani është i mbyllur”. “Ne duhet të ndryshojmë rregullat e Dublinit”, u shpreh ai lidhur me rregullat e kërkesave për azil. Ndërsa për fjalët e Macron nënvizon: “Ai më tha se frazat drejtuar Italisë nuk i atribuohen atij”.

Në bisedën telefonike me Conte-n, Presidenti francez “theksoi se nuk ka bërë kurrë ndonjë deklaratë me qëllim të ofendimit të Italisë dhe të popullit italian”. Kështu të paktën shkruhet në një deklaratë të lëshuar nga Pallati Elize. “Italia dhe Franca, – vazhdon shënimi, – duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre”. Dhe Macron shton se “ai gjithmonë mbrojti nevojën për një solidaritet më të madh evropian me popullin italian”.

Ndërkohë, përveç dakordësisë për një bashkëpunim më të madh sa i përket çështjes së emigrantëve, Macron dhe Conte pranuan se, në sajë të Këshillit Europian të fund Qershorit, janë të nevojshme iniciativa të reja për t’i diskutuar sëbashku.  Edhe dy ministrat e Jashtëm të dy vendeve kanë bërë të ditur se tashmë tensionet mes dy vendeve janë ulur./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono