Ulen ndjeshëm temperaturat

13:45 | 12/03/2019

Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe rajoni i Korçës dhe ai i Dibrës është përfshirë nga reshjet e borës. Ndërkohë në det ka erë të forte dhe për këtë shkak është pezulluar lundrimi.

Kur banorët po besonin se e lanë pas dimrin, Dibra u zbardh nga bora këtë të martë. Brenda në qytet, trashësia e saj arriti deri në 10 centimetra, kurse në lartësinë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, shkoi deri në 20 centimetra. Megjithatë nuk pati probleme me qarkullimin rrugor dhe as mungesë të energjisë elektrike.

Borë edhe në juglindje. Orëve të mëngjesit nisën reshje të dendura në lartësitë mbi një mijë metër. Në Dardhë, Voskopojë dhe Vithkuq u regjistrua mbi 10 centimetra borë, por rrugët drejt këtyre destinacioneve turistike janë të hapura dhe mjetet qarkullojnë normalisht. Të hapura janë edhe segmentet nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Qafë Thanën dhe Kolonjën.

Në Ultësirë nuk pati borë, por era e fortë ka krijuar probleme për lundrimin. Në portin e Durrësit dhe të Vlorës u urdhërua pezullimi i lundrimit për anijet e tonazhit të mesëm dhe të ulët. Përkeqësimi i kushteve atmosferike pas mesnate solli vështirësi për anijet e peshkimit dhe në përpunimin e mallrave. Për këtë arsye u është kërkuar operatorëve të bëjnë kujdes në 24 orët e fundit pasi era në orët në vijim do të rrisë intensitetin e saj. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono