Udhëzimet, si të ulim rrezikun nga demenca

23:11 | 14/05/2019

Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar për herë të parë udhëzimet se çfarë duhet të bëjnë njerëzit që të shmangin demencën. Demenca është sëmundje e trurit, që shkakton humbje graduale të aftësisë për të menduar, gjykuar, mbajtur mend, deri në kufizim të veprimtarisë në jetën e përditshme.

Demenca prek të paktën 50 milionë persona në të gjithë botën dhe po bëhet gjithnjë e më e përhapur. Deri më tani nuk ka asnjë mjekim që ta kurojë, por ka disa gjëra që njerëzit mund të bëjnë që të ulin rrezikun ose të ngadalësojnë demencën.

Moshat e vjetra janë më të prekura. Ekspertët kanë sugjeruar që ndryshimi i mënyrës së jetesës mund të ndalojë një të tretën e rasteve me demencë.

Por çfarë udhëzon Organizata Botërore e Shëndetit?

  1. Të rriturit, duke përfshirë të moshuarit duhet të kryejnë të paktë 150 minuta aktivitet fizik në javë.
  2. Duhet ndaluar duhani për shkak se është i dëmshëm për trurin dhe trupin.
  3. Duhet ngrënë mirë dhe shëndetshëm. BBC sugjeron dietë mesdhetare me perime të freskëta dhe fruta.
  4. Mos merrni mundimin të përdorni pilula me vitamina. Sipas studimeve nuk ka asnjë provë që kjo mund të ulë rrezikun për demencën.
  5. Duhet ndaluar përdorimi i alkoolit. Të pish shumë është e rrezikshme. Disa studime të tjera kanë sugjeruar se konsumimi i vogël i tyre mund t’ju mbrojë nga demenca, por nuk ka prova të forta që ta mbështesin këtë ide.
  6. Stërvitje për trurin. Disa studime sugjerojnë që të përdoren aktivitete që kanë të bëjnë me trurin. Bëhet fjalë për fjalëkryqe ose lojëra të tjera që mund t’ju ndihmojnë.
  7. Mbani peshë të shëndetshme. Kjo lidhet edhe me dietën dhe të stërviturit.
  8. Duhet të jeni socialë. Edhe pse nuk ka prova se mund të ndalojë ose të ngadalësojë demencën, të qëndrosh me miq lidhet me shëndetin e mirë dhe mirëqenien.
  9. Bëni kujdes me tensionin. Ka një lidhje të fortë mes demencës dhe tensionit të lartë të gjakut.
  10. Kujdes edhe me diabetin. Kontrolli i sheqerit në gjak është shumë i rëndësishëm për të ulur rrezikun nga komplikacione të tjera, siç është edhe demenca.
  11. Mbajeni nën kontroll kolesterolin. Edhe ky është një faktor që ndikon për të shkaktuar demencën.

/abcnews.al


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono