Udhëheqësit botërorë diskutojnë për përpjekjet kundër drogës

10:21 | 25/09/2018

Presidenti amerikan Donald Trump iu bashkua udhëheqësve të 31 vendeve të botësnë një takim me fokus tek përpjekjet ndërkombëtare kundër drogës. Zoti Trump thase drogat nuk janë një problem vetëm amerikan, por botëror. Sipas tij, një përgjigje e përbashkët dhe agresive do të shpëtonte me miliona jetë njerëzish.

Duke hapur javën e takimeve të nivelit të lartë të Asamblesë sëPërgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Presidenti Donald Trump foli në takimin me temë “Thirrja globale për veprim kundërproblemit të drogës në botë”.

Zoti Trump përmendi një rritje prej 60 për qind të numrit të vdekjeve tëlidhura me drogën në mbarë botën gjatë 15 viteve të fundit. Ai vuri nëdukje nevojën për të frenuar si furnizimin ashtu edhe kërkesën për drogë.

Siç thekson raporti botëror mbi drogën i vitit 2018, prodhimi i kokainës dhe i opiumit ka arritur në nivele rekord. Numri i vdekjeve i shkaktuar nga përdorimi i drogës është rritur me 60 per qind nga viti 2000 në 2015, një gjë vërtet e tmerrshme. Kjo situatë është pasojë krimit të organizuar,korrupsionit, finacimeve të paligjshme dhe terrorizmit. Është jetike për shëndetin e publikut dhe sigurinë kombëtare të luftojmë varësinë nga drogat, të ndalim të gjitha format e trafikut sikursë të pengojmë burimet finaciare të furnizimit të karteleve të drogës. Në SHBA po marrim masa agresive në drejtim të sigurimit të kufijve, forcimit të zbatimit të ligjit si dhe kemi ofruar fonde të mëdha për t’i dhënë zgjidhje krizës së opiodeve, duke promovuar trajtimin dhe shërimin.

Thirrja boterore për veprim njoftuar nga Shtëpia e Bardhë muajin e kaluar,fokusohet në katër shtylla, në zvogëlimin e kërkesës për drogë, ndërprerjene furnizimit, zgjerimin e trajtimit dhe forcimin e bashkëpunimitndërkombëtar.

Presidenti Trump falënderoi vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara përangazhimin e tyre në këtë drejtim.

Gjatë fjalës së tij sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se dështimi në përpjekjen kundër drogës nuk është opsion dhe se varësia nga drogat nuk është e ardhmja e asnjë vendi. Sipas zotit Guterres situata është alarmante dhe kërkon përgjigje në dy drejtime, mohimin e parajsave të sigurta për trafikun e drogës dhe trajtimin e atyre që vuajnë nga varësia prej saj.

Të martën, presidenti Trump do të mbajë një fjalim përpara Asamblesë sëPërgjithshme të Kombeve të Bashkuara ndërsa të mërkurën, pritet tëkryesojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit./VOA



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono