Uashington, homazhe në nder të George Bush

22:22 | 05/12/2018

Liderë nga e gjithë bota kanë ndjekur homazhet në nder të ish-presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara, George H. Ë. Bush. Në fjalën e tij, presidenti aktual Donald Trump ka vlerësuar figurën e tij duke e cilësuar një njeri të madh. Prekës ka qenë edhe mesazhi i të birit, George W. Bush, që mbajti fjalimin përmbyllës.

Në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit vijuan të mërkurën homazhet në nder të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Geroge Bush “Senior”, që ndërroi jetë të premten e kaluar në moshën 94-vjeçare. Presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania ndoqën ceremoninë duke vlerësuar maksimalisht figurën e tij.

“Ky nuk është një varrim. Kjo është një ditë për të përkujtuar një njeri të madh që ka patur një jetë të gjatë dhe shembullore e që do të na mungojë”, u shpreh Trump.

Ceremonia u ndoq edhe nga shumë liderë të huaj, mes të cilëve princi Charles i Britanisë, kancelarja gjermane Angela Merkel, mbreti i Jordanisë Abdullahu i Dytë dhe shumë të tjerë. Homazhi më i fuqishëm i bërë më herët ishte pa dyshim ai i ish-senatorit republikan Bob Doll, që edhe pse i paralizuar u kërkoi shoqëruesve të tij që ta ngrinin në këmbë për të nderuar Bushin e vjetër.

Gjithashtu, bashkëpunëtori i dikurshëm i presidentit të ndjerë u përlot teksa qëndroi përpara arkivolit. Ndërkohë, Bush Junior u prek kur bëri fjalimin përmbyllës në nder të të atit.

“Ishte një njeri i madh dhe fisnik. Ishte babai më i mirë që një djalë ose një vajzë mund të kishte”, tha Xhorxh W. Bush.

“Pavarësisht zisë, le të qeshim pak sepse tashmë ai është me motrën Robin dhe nënën tonë”, vijoi Bush.

Trupi i George Bush senior do të varroset të enjten në bibliotekën presidenciale të Teksasit, pranë varrit të bashkëshortes Barbara që ndërroi jetë në muajin prill./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono