U vihet flaka dy makinave pranë Policisë së Elbasanit

12:20 | 16/04/2019

Një person që dyshohet se u ka vënë zjarrin dy makinave mbrëmë në lagjen “5 Maji” në Elbasan është arrestuar nga policia. Ai është 38-vjeçari Mario Toçi që sipas uniformave blu, ka djegur edhe gjashtë makina të tjera në këtë qytet.

Nuk dihen shkaqet pse ky person u vinte zjarrin makinave, por fillimisht dyshohet se është paguar.

Dy makina u dogjën gjatë natës në afërsi të Drejtorisë së Policisë në Elbasan. Si pasojë e flakëve të zjarrit u dogj plotësisht automjeti tip “Volsëagen”  në pronësi  H. Hasekiu, kurse mjetit tjetër i djegur është në pronësi të B. Hoxhës./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono