U strehuan në Kosovë për shkak të tërmetit, Haradinaj: Sot kthehen 780 shqiptarë

07:57 | 09/12/201907:570

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka njoftuar se do të kthehen 780 shqiptarë të cilat u vendosën në Kosovë për shkak të tërmetit që goditi vendin.

Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha në një lidhje direkte me “ABC e mëngjesit” raporton se kthimi i qytetarëve po bëhet në mënyrë vullnetare. Tashmë çdo mjet është vënë në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të kthehen në mënyrë vullnetare, ka njoftuar Haradinaj.

Së bashku më qytetarët që do të rikthehen do të niset edhe një tjetër sasi ndihmash për familjet e prekura nga tërmeti./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono