U shoqërua në polici për aksidentin,reagon ashpër Ilda Bejleri: Nuk mbaj përgjegjësi për çdo njeri që bie në rrugë

09:29 | 13/02/202009:290

Moderatorja Ilda Bejleri ka reaguar sërish në lidhje me lajmet për aksidentimin e një të moshuare në Tiranë duke pranuar në fakt se një grua kishte rënë në tokë para makinës së saj, por se nuk e kishte përplasur ajo.

Përmes një postimi në orët e vona të natës në Instagram, Ilda thotë se nuk mban përgjegjësi për njerëzit që bien në rrugë, ndërsa këmbëngul se makina e saj nuk ishte në lëvizje në momentin që Eriketa Gjuzi kishte rënë në tokë.

Ajo shprehet gjithashtu se gruaja ka rënë në tokë teksa nxitohej për të kaluar rrugë edhe pse semafori ishte i gjelbër për makinat.

Pas akuzave se e kishte shkaktuar ajo aksidentin, Ilda Bejleri është shoqëruar mbrëmë në polici ku ka dhënë deklarimet e saj duke u lënë më pas e lirë.

Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se moderatorja ka pranuar se kishte kaluar në atë zonë në momentin e aksidentit me makinën e saj tip “BMW X5” me targa AA 998 NY, por se nuk kishte shkaktuar aksident.

Ndërkohë, policia e Tiranës njoftoi mbrëmë për aksidentin, por nuk dha asnjë të dhënë mbi mjetin apo shoferin e mjetit që përplasi gruan ku duket se ka tentuar të fshehë diçka. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono