U kap pa patentë, adoleshenti: Polici mbylli një sy!

15:30 | 26/06/2019

Një pjesë jo e vogël e aksidenteve ndodhin për shkak të drejtimit të mjeteve pa njohuritë e duhura për makinën. Shpesh adoleshentët marrin timonin edhe pa pasur leje drejtimi, duke u bërë me pas subjekt i organeve të policisë e drejtësisë. ABC News sjell rastin e njërit prej tyre.

Edhe pse janë të vetëdijshëm që të drejtosh një automjet pa mbushur moshën 18-vjeç është e dënueshme nga Kodi Penal dhe ai Rrugor, përsëri, shumë adoleshentë nuk e marrin parasysh rrezikun që iu kanoset.

I tillë është edhe rasti i Enestit.

Enest Haveriku: “Adrenalina e moshës dhe si një çun i ri provon të ecësh shpejt , të dish se cfarë ëhstë ai emocion. Për këtë arsye e ka provuar”.  

Pasioni për makinat ka bërë që 18-vjeçari të ndalohet nga policia e Tiranës rreth 1 vit më pare, duke drejtuar nje automjet, pa pasur leje drejtimi.

“Kam qenë duke drejtuar dhe vëllai ishte pasagjer. Rastisi që na ndaloi policia. Ne nuk e kishim re sikur duhet dhe pasi i shpjeguam situatën vendosi të mbyllte një sy”.

I riu tregon se si ka mësuar automjetin duke ia marre fshehurazi babait të tij.

“ Më lindi dëshira për të mësuar makinë në rrugët pa shumë makina, ku mund t’i jepja lirshëm dhe pa atë sikletin se mund të bëja ndonjë aksident”.

Të miturit që dënohen me vendim gjykate më së shumti janë ato që janë arrestuar në flagrancë pa u pajisur me leje drejtimi.

Almida Ametbejasi specialiste e sektorit të të miturve: “Kryesisht gama e veprave penale që i sjell të miturit në shërbimin e provës është drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt dhe pa lejen e drejtimit përkatës. Më lejoni që t’u bëj thirrje të gjithë prindërve se duke i dhënë automjetin një fëmijë të mitur që nuk ka marrë lejen e drejtimit i bënë vunerabël që ata të rrezikojnë jetën e tyre , por edhe shëndetin publik dhe personat e tjerë që jetojnë në komunitet”.   

Për specialisten e Shërbimit të Provës, Alimida Ametbejasi më shqetësues nuk janë të rinjtë por, prindërit e tyre, të cilët justifikojnë veprimet e adoleshentëve.

Gjatë pesë muajve të parë të 2019 janë dënuar nga gjykata e Tiranës 74 të mitur, 12 prej te cilëve kanë qenë përsëritës./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono