U gjet i mbytur në Vjosë, shoku i viktimës: E mori rrjedha

09:30 | 13/06/2019

Pas gjetjes se trupit të pajetë të 17-vjeçarit të mbytur në Vjosë, policia e Gjirokastrës ka shoqëruar shokun e tij. Para hetuesve ai ka dhënë dy dëshmi të ndryshme, duke pranuar në fund se ka qenë me të riun para se të mbytej.

U deshën katër ditë kontrolle. Mëngjesin e kësaj të enjte familjarët gjetën trupin e pajetë të 17-vjeçarit i mbytur në rrjedhën e Lumit Vjosë.

Matia Rizallari, banues në fshatin Bedyqas të Këlcyrës ishte larguar të dielën në dreke bashke me një shok për t’u larë ne lume. Prej asaj dite familjaret nuk patën  asnjë kontakt me të.

Policia shoqëroi shokun e viktimës, 24-vjeçarin Egliter Dostin i cili fillimisht tha se nuk ishte takuar me Matian.

Në dëshminë e dytë, ai ndërroi thënie. Burime për ABC News, tregojnë se Dosti ka dhënë një tjetër një version.

“Kishim pirë pak verë, nuk e dija që ai nuk dinte not. Doja ta kaloja nga ana tjetër e lumit, por pashë që e mori rrjedha”, tha ai.

Kur kuptoi se shoku i tij ishte mbytur, Egliter Dosti largohet në Sarandë tek të afërmit e tij. Ai u kthye në zonë kur u kërkua nga policia, e cila po heton ngjarjen jo thjesht për mbytje aksidentale.

Trupi i 17-vjeçarit Matia Rizallari u dërgua në morg për ekspertizën mjeko- ligjore. Familjarët kanë dyshime se 17-vjeçari mund të jetë vrarë.

Orges Sako, gazetar i ABC News, Gjirokastër


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono