U dogj nga vetingu, Vjerdha: Gjykimi im mbi fakte banale

13:20 | 13/06/2019

Ish-kreu i Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha ka folur për herë të parë për gazetarët pas shkarkimit nga vetingu. Ai tha se vendimi është i padrejtë dhe reforma në drejtësi nuk mund të bëhet duke dhënë vendime të tilla.

Ish kryetari i Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdha e ka cilësuar vendimin e KPK-së për shkarkimin e tij,  absurde dhe të pabazuar në argumente ligjore. Në deklaratën e tij për gazetarët në Shkodër, Vjerdha tha se  gjykimi i tij është bërë mbi denoncimin e një avokati që ka bërë dëshmi të rreme.

“Gjykimi im është bërë mbi denoncimin e një avokati që ka bërë dëshmi të rreme. Gjykimi im mbi fakte banale”, u shpreh Vjerdha.

Vjerdha është një nga dy gjyqtarët që votuan kundër heqjes së dënimit me burg përjetë ndaj Dritan Dajtit në Apelin e Krimeve. Të hënën ai u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Shkodrës ai u përball dy herë në seancë dëgjimore, më 6 maj dhe më 7 qershor.

Gjatë vlerësimit të pasurisë, u konstatuan probleme të vogla me deklarimin e pasurisë dhe mungesë burimesh të ligjshme prej 1.6 milionë lekësh. Por rihapja e hetimeve për kriterin profesional e rëndoi pozitën e Vjerdhës.  /ABC News Albania 24/7

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono