“U bë një gabim historik..”: Mogherini reagon ndaj vendimit negativ të BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

12:05 | 21/10/201912:050

Federica Mogherini, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së ka reaguar pas vendimit negativ të mos hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke kritikuar qendrimin e unionit.

Në një shkrim në blogun e saj, Mogherini thekson se sipas saj Këshilli bëri një gabim historik, duke shtuar se ajo shpreson se “mund të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Unë po shkruaj pas vendimit të vështirë të Këshillit Evropian: krerët e shteteve dhe qeveritë kanë shtyrë vendimin për hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të arritur nga të dy vendet dhe kundër këshillave të Komisionit Evropian. Ishte shumë më tepër sesa një mundësi e humbur: është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Këshilli gjithashtu ka marrë dy vendime të rëndësishme: miratoi marrëveshjen e re me Londrën për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian; dhe ajo konfirmoi vendimet që kemi marrë të hënën me Ministrat e Jashtëm për ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Siri”, shkruan Mogherini.

Një javë më parë Këshilli Europian vendosi të mos nisë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dy ditë disuktimet mes liderëve të BE rezultuan pa sukses për Shqipërinë. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono