U arrestua në Mitrovicë, mbërrin në Prishtinë zyrtari i policisë

10:00 | 28/05/2019

Kanë mbërritur në Prishtinë dy nga të arrestuarit në Mitrovicë gjatë operacionit të policisë së Kosovës në orët e para të së martës dhe njëri prej tyre është zyrtar policie. Ata janë dërguar në inspektoriatin policor të Kosovës.

Ndërkohë mediat në Kosovë bëjnë të ditur se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë në vend. Në zyrën e kreut të shtetit janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, Drejtori i Policisë dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë.

Gjatë ditës së sotme në veri të Kosovë janë arrestuar dhjetëra serbë të strukturave të larta të sigurisë, ndërsa gjatë aksionit janë plagosur të paktën dy policë të Kosovës, pasi banorët në veri vendosën barrikada për të penguar arrestimet

Mediat në Kosovë raportojnë se aktualisht në Mitrovicë KFOR po patrullon për të pasur situatën nën monitorim.

Në një reagim për mediat kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u ka bërë ape serbëve në Veri që të ruajnë qetësinë pasi ajo që po ndodh është thjesht zbatimi i ligjit./ABC  News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono