Twitter kërkesë përdoruesve: Ndryshoni fjalëkalimin


12:43 | 04/05/2018

Kompania Twitter i ka kërkuar të gjithë përdoruesve të saj që të ndryshojnë fjalëkalimin për shkak të një defekti. Kompania thekson se nuk ka pasur asnjë shenjë që tregon se fjalëkalimet mund të jenë vjedhur.

Twitter fton 330 milionë përdorues të saj për të ndryshuar fjalëkalimin e tyre. Një kërkesë që fillon nga fakti se fjalëkalimi tregohet plotësisht në sistemet e brendshme ku mbahen të gjitha fjalët kyçe.

“Nuk ka shenja se fjalëkalimet janë vjedhur. Problemi është zgjidhur”, thotë Twitter.

“Kur zgjidhni një fjalëkalim për llogarinë tuaj në Twitter, ne përdorim një teknologji që e maskon atë në mënyrë që askush në kompani të mos e shohë atë”, thotë Twitter në një shënim.

Së fundi kemi identifikuar një problem për të cilin shfaqen plotësisht fjalëkalimet në sistemet e brendshme. Ne kemi zgjidhur problemin dhe nuk ka shenja të vjedhjes apo keqpërdorimit të fjalëkalimeve.

“Me shumë kujdes, ne kërkojmë nga ju që të konsideroni ndryshimin e fjalëkalimit në të gjitha shërbimet për të cilat keni përdorur llogarinë tuaj”, shton Twitter.

Ndërkohë, për këtë kompania ndërkombëtare ka humbur 1% në bursë, duke dhënë alarmin se humbjet për të mund të thellohen./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono