Twitter bllokon politikën: Nuk do të lejohet më asnjë mesazh apo reklamim

16:20 | 31/10/201916:200

Rrjeti social Tuiter ka vendosur të bllokojë çdo mesazh, spot apo reklamim që ka të bëjë me politikën. Vendimi është marrë në nivel globi. Reagimi i parë negativ ka qenë i Uoll Strit, ku Tuiter shënoi një humbje prej 2.28 për qind të vlerës së aksioneve.

“Kemi marrë vendimin të bllokojmë të gjitha ndërhyrjet reklamuese politike në nivel global,” deklaroi Tuiter duke shënuar menjëherë rënien me 2.28 për qind të aksioneve në Uoll Street. Administratori i deleguar i rrjetit social, Xhek Dorsei u shpreh se kjo nuk ka të bëjë fare me lirinë e shprehjes.

Vendimi vjen një vit para zgjedhjeve presidenciale amerikane të 3 nëntorit 2020. Reklamimi në internet është shumë I fuqishëm dhe efikas, por sjell me vete dhe rreziqe politike në momentin që përdoret për të influencuar votën. Dorsei shtoi se vendimi ka të bëjë me faktin se politikanët paguajnë për të arritur një public sa më të gjerë dhe kjo ka pasoja të tilla që arkitektura demokratike e sotme mund të mos jetë në gjendje të menaxhojë.

Ajo që ndodhi me zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-ës, por dhe në fushatat elektrorale në shumë vende europiane dhe në botën perëndimore, prej kohësh kanë ngritur problemin për rolin e rrjeteve sociale në proceset elektorale. Me Tuiter dhe Facebook që shpesh kanë përfunduar në rolin e të akuzuarit.

Pas zgjedhjeve presidenciale amerikane të 2016-ës, administrator i deleguar i Tuiter kishte vendosur një rregull, duke u kërkuar ndjekësve që të verifikonin identitetin e tyre si dhe të bënin publike bankën e të dhënave të spoteve politike dhe elektorale në platform. Kohët e fundit ai urdhëroi dhe ndalimin e reklamave të sponsorizuara nga organizma të mbështetur nga qeveritë.

Është e pashmangshme që vendimi i Tuiter të vendosë dhe në shumë presion ndaj mediave të tjera sociale. Dhe pse Zukerbeg mbron qëndrimin e tij duke thënë se Facebook u krijua për t’i dhënë zë të gjithëve dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes. Pra sipas tij zgjidhja nuk është të ndalosh, por të ruash. /ABC News Albania 24/47


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono