Tusk në Serbi: “Kosova”, zgjidhje strategjike që do të shpaguhet

22:13 | 25/04/2018

Në serbisht, Presidenti i KiE, Donald Tusk në Beograd ka përcjellë mesazhin se zgjidhja e çështjes së Kosovës do të ketë shpagimin e saj. ndërsa presidenti Vuçiç ka theksuar se çështja në fjalë duhet zgjidhur më parë në Serbi.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka folur në gjuhën serbe në vizitën e tij në Serbi. Ka thënë se nuk dëshiron të përsëris porositë e tij, por ka thënë se e di që Serbia do të vendos vet. Ka ndërlidhur historinë e tij si polak me histori të ngjashme, por ka thënë se Bashkimi Evropian duhet konsideruar si mundësi dhe mbi të gjitha respekt të ndërsjell. Është koha për të punuar për të ardhmen dhe vetëm Beogradi vendos për Serbinë.

Donald Tusk, president i Këshillit të Europës: “Dialogu dhe përpjekjet për një mirëkuptim të përbashkët janë gjithmonë më të mira se sa konfliktet. Zoti Vucic është një patriot dhe do të doja ta falenderoj për angazhimin e tij rreth dialogut me Prishtinën. E di që është e vështirë, por kjo është një zgjedhje strategjike që do të shpaguhet”.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se për shkak të së ardhmes së fëmijëve serb, Beogradi është i gatshëm të dialogoj duke mbrojtur interesat kombëtare, pa përulur Serbinë.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Nëse nuk e zgjidhim problein e Kosovës në mënyrën e duhur do të jetë pengesë për BE. Këtë cështje duhet ta zgjidhim mes nesh këtu, pastaj me shqiparët dhe Europën. Nuk mund dhe nuk guxojmë të heqim dorë nga zgjidhja që fëmijët tanë të mos kenë të njëjtin problem”.

Vuçiç ka thënë se duhet filluar sa më parë ndërtimin e autostradës me Prishtinën për të lidhur serbët, por edhe shqiptarët dhe lehtësuar tregtinë, pavarësisht kritikave dhe qëndrimeve të ndryshme./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono