Turtle fest, Klosi: Kontribut për biznesin dhe imazhin

19:45 | 29/07/201919:450

Edicioni i tetë i “Turtle Fest” në Drimadhes mori vëmendjen e ministrit të turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi. Në një intervistë me gazetarin e ABC News Maksi Rama, ministri Klosi shprehet se të tilla evente shërbejnë si destinacione të reja të turizmit në Shqipëri, por edhe japin kontribut për biznesin lokal. Ai thekson se këto festivale duhet të mbështeten edhe nga institucionet shtetërore, por pozitiv është fakti sipas tij, që këto festivale po vijnë në Shqipëri për shkak të destinacionit liberal dhe çmimit.

“Është e rëndësishme që vitet e para këto festivale të mbështeten nga institucionet shtetërore. Ajo që unë shoh me kënaqësi është që festivalet po spostohen nga destinacione si Kroacia, Mali i Zi dhe Greqia dhe po shohin mundësinë në Shqipëri për faktin që është destinacion i ri liberal dhe paraja e harxhuar ka vlerë për turizmin pasi nga rajoni çmimet janë rritu shumë ne duhet ta menaxhojmë me rregulla loje dhe jo ta shkatërrojmë”.

Ministri Klosi vuri në dukje edhe rritjen e numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë, ndërsa bëri apel për shërbim dhe investime që ketë përfitim.

“Jemi në shifra të kënaqshme sa u takon të huajve të ardhur në Shqipëri. Jemi në 18% më shumë se viti i kaluar dhe po shkoi dhe gushti me këto ritme arrijmë objektivin tonë të shkojmë në 6.7, 6.8 vizitorë të huaj në Shqipëri. Rritja  e numrit të turistëve na rrit përgjegjësitë. Shoqëria shqiptare dueht të mendojë që për të pasur përfitim duhet të ketë edhe shërbim”.

Ndërkaq gazetarja Genta Hodo na sjell edhe prapaskenat e “Turtle Fest” në edicionin e 8-të festivalit të parë të muzikes elektronike në Shqipëri.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono