Turqia nis sulmet në siri, Trump kritikon Ankaranë

20:27 | 09/10/201920:270

Turqia sulmon Sirinë duke bombarduar zonat në verilindje, të populluara nga fraksionet kurde. Bombardimet kane shkaktuar viktima edhe në radhët e civilëve. Presidenti Donald Trump deklaroi se nuk mbeshtet sulmet, por edhe Vladimir Putin i beri thirrje Ankarasë të rishikojë këtë vendim.

Avionët luftarakë turq kanë bombarduar zona të shumta në veri-lindje të Sirisë, duke i dhënë jetë një ofensive që mund të çojë në një konflikt të hapur me fraksionet kurde, dikur aleate të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti turk Reçep Taip Erdogan deklaroi se operacioni synon krijimin e një zone të sigurt, të pastruar nga militantët kurdë, e cila mund të përdoret për të strehuar refugjatët sirianë. Sulmet kanë lënë të vrarë edhe të paktën 2 civilë, ka bërë të ditur fraksioni Forcat Demokratike Siriane, i cili është zotuar se do t’i bëjë rezistencë avancimit turk përtej kufirit.

Momenti i nisjes së avionëve turq për në qytetin më të afërt me zonat kurde në Siri, Diyarbakir

Grupi i kërkoi Shteteve të Bashkuara dhe forcave të koalicionit kundër Shtetit Islamik që të ngrenë një zonë “ndalim-fluturimi” në pjesët e bombarduara, për të parandaluar sulmet ndaj njerëzve të pafajshëm.

Kurdët aktualisht mbajnë nën mbikëqyrje luftëtarët e ISIS dhe të afërmit e tyre në burgje dhe kampe të ngritura në zonat që janë nën kontrollin e tyre dhe nuk dihet nëse pas sulmeve do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë.

Ndërkohë, forcat turke tokësore kanë mësyrë kufirin turko-sirian. Ofensiva e tyre nisi pak ditë pasi presidenti Donald Trump tërhoqi trupat amerikane nga veriu i Sirisë, një vendim ky i publikuar pas një bisede telefonike me presidentin Erdogan.

Zona që synohet të kontrollohet nga ushtria turke

Megjithatë, lidhur me sulmet ajrore, Trump ka deklaruar të mërkurën se nuk i mbështet ato dhe se i ka thënë palës turke se nuk janë një ide e mirë. Po ashtu edhe presidenti rus Putin i ka bërë thirrje Ankarasë që të shqyrtojë me kujdes lëvizjet e saj, për të mos rrezikuar arritjet e përbashkëta për paqen në Siri.

Por në një postim në Twitter, Erdogan tha se misioni synon parandalimin e krijimit të një korridori terrorist përgjatë kufirit jugor të Turqisë dhe për t’i sjellë paqe zonës.

“Kjo do të ruante integritetin territorial të Sirisë dhe do të çlironte komunitetet vendase nga terroristët”, deklaroi Erdogan.

Shkalla e ofensivës turke nuk është ende e qartë dhe po ashtu nuk ka një informacion të qartë mbi lëvizjet e trupave tokësore turke në kufi me Sirinë. Turqia i konsideron militantët kurdë si terroristë. Nga mediat ndërkombëtare raportohet se ka patur një largim të civilëve nga qytetet Ras al Ain dhe Tal Abjad, që u bombarduan disa herë nga forcat ajrore turke./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono