Turqia sulmon ushtrinë kurde në Siri, Erdogan kërcënon Europën me 3 milion refugjatë

13:54 | 10/10/201913:540

Turqia vijon sulmet në veri të Sirisë kundër kurdëve. Presidenti turk Erdogan paralajmëroi Bashkimin Europian se nëse do e pengonte atëherë do hapte portat për 3 milion refugjatë. Ankaraja nga ana tjetër deklaroi se nuk janë sulmuar civilë, ndërsa kurdët pretendojnë se është bombarduar një burg xhihadistët, e si pasojë shumë prej tyre janë tashmë të lirë.

Militantë të lidhur me ISIS kanë sulmuar forcat kurdo-siriane në zonën kufitare me Turqinë ku po zhvillohet dhe ofensiva turke. Lajmi është konfirmuar nga burime kurdo-siriane pranë administratës autonome në veri lindje të Sirisë. Forcat kurde thonë se janë vrarë pesë ushtarë turq, në një kohë që në Ankara kanë nisur hetimet për propagandë ndaj terrorizmit. Në qendër të hetimeve janë liderët filokurdë.

Burime të gjysmë hënës së kuqe raportojnë për 10 civilë të vrarë.

Rusia ka ndërmend të promovojë dialogun mes Damaskut dhe Ankarasë, me ministrin e jashtëm rus Lavrov i cili pohoi se një gjë e tillë do të ishte në interes të të dyja palëve. Në të njëjtën kohë ai shtoi se do të promovohen dhe kontaktet mes Damaskut dhe grupeve kurde që heqin dorë nga ekstremizmi dhe taktikat terroriste.

Presidenti turk Erdoan u tha liderëve të degës së partisë së tij në province, se deri tani janë vrarë 109 terroristë kurdë.

Kreu I shtetit turk paralajmëroi Bashkimin europian se nëse Brukseli do tëpengojë operacionet turke në Siri, atëherë ai do të urdhëronte hapjen e portave për 3.6 milion refugjatë të cilët do të dërgoheshin në Europë.

Moska nga ana e saj fajëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sulmet e Turqisë.

Të premten pritet që sekretari I përgjithshëm I NATO-s Stoltenberg të jetë në Turqi për nëj vizitë zyrtare e cila ishte programuar para sulmeve turke në Siri. Ai do të takohet me presidentin turk Erdogan si dhe me ministrin e jashtëm Cavusogllu.

Ministria turke e mbrojtjes deklaroi se forcat ushtarake tokësore turke vijojnë të avancojnë në veri të Sirisë. Turqia do të vazhdojë sulmet ajrore dhe në veri të Irakut.

Forcat kurd siriane pohuan se pesë ushtarë turq u vranë në përplasjet në verilindje të Sirisë.

Ndërkohë regjimi sirian është tronditur pas një vendimi të paprecedentë kundër sipërmarrësve influentë dhe biznesmenëve pranë pushtetit, përfshirë dhe xhaxhain e zonjës së parë Asma al Asad. Banka qendrore ka bllokuar llogaritë bankare të tetë sipërmarrësve.

Lajmi konfirmon tërmetin në pushtetin politik dhe ekonomik në vend, i cili mund të ketë një impakt shumë të fortë ndaj presidentit Asad.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono