Turqia posedon video dhe audio të vrasjes së gazetarit

11:20 | 12/10/2018

Shërbimet sekrete turke posedojnë imazhe video si dhe audio të vrasjes së gazetarit Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll. Sipas asaj që raporton Uashington Post, në këto materiale shikohen dhe dëgjohen torturat që i bëhen 59-vjeçarit.

Shërbimet sekrete turke kishin vendosur telekamera të fshehta brenda konsullatës saudite në Stamboll dhe tashmë posedojnë video dhe audio të vrasjes së gazetarit dhe disidentit Jamal Khashoggi. Në këtë mënyrë, shërbimet turke vijojnë bashkëpunimin me kolegët amerikanë duke i dorëzuar këtyre të fundit detaje për vrasjen e Khashoggi-t, të raportuara nga Uashington Post, gazetë me të cilën bashkëpunonte 59-vjeçari. Gazetari është dhunuar, torturuar dhe vrarë brenda konsullatës, përpara se të transportohej në rezidencën e konsullit.

Një material audio konfirmon detajet e zbuluara ditëve të fundit nga mediat.

“Mund të dëgjohet zëri i tij, dëgjohet se si është marrë në pyetje, torturuar dhe vrarë”, thonë burime afër hestuesve.

Pasi kanë vrarë gazetarin, komandoja e agjentëve sauditë është zhvendosur në rezidencën e konsullit, që gjendet pak metra më tutje nga selia diplomatike. Nga aty, agjentët e inteligjencës ishin urdhëruar që të iknin më herët, për të bërë të mundur zhdukjen e trupit të pajetë.

Autoritetet turke kanë zbuluar se posedojnë “imazhe dhe regjistrime”, por që nuk lidhen me orën “Apple” që mbante reporteri, siç u mendua në një moment të parë. Janë të telekamerave dhe mikrofonëve të vendosura nga shërbimet sekrete, një detaj i cili nuk mund të pranohet, pasi bëhet fjalë për një shkelje të rëndë të normave diplomatike. Për këtë, materiali nuk është publikuar zyrtarisht, pasi Turqia i frikësohet zbulimit që Ankaraja përgjon entitetet e huaja në vend./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono