Rritet bilanci: 35 viktima nga tërmeti në Turqi

10:29 | 26/01/202010:290

Ka shkuar në 35 numri i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë lindore, mbrëmjen e së premtes.

Pak minuta më parë janë nxjerrë trupat e pajetë të tre personave të cilët qëndruan 38 orë nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Elazig.

Në deklaratën e bërë nga Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në orën 5.30 të mëngjesit, thuhej po ashtu se pas tërmetit 6.8 u regjistruan 19 tërmete me një madhësi mbi 4 dhe numri i lëkundjeve është 640.

Po ashtu bëhet me dije se janë shembur 76 ndërtesa si rezultat i analizave të vlerësimit të dëmtimit, 642 janë dëmtuar rëndë, dhe 425 janë identifikuar si të dëmtuara të vogla dhe të moderuara./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono