Turqi, 10 vjet burg kritikes së Erdoganit

22:59 | 06/09/201922:590

Një gjykatë në Turqi ka dënuar me 10 vjet burg një nga figurat më kritike të presidentit Erdogan. Bëhet fjalë për një eksponente të opozitës, që luajti një rol kyç në fitoren e zgjedhjeve për bashkinë e Stambollit.

Një figurë e rëndësishme e opozitës turke u dënua ditën e premte me 9 vjet e 8 muaj burg për fyerje të presidentit Recep Taip Erdoan dhe për përhapje të propagandës terroriste.

Subjekti opozitar Partia e Republikës Popullore deklaroi se Kanan Kaftançioglu, kryetare e degës së saj në Stamboll dhe një ndër zërat më të rëndësishëm brenda grupit parlamentar, do ta apelojë vendimin.

E pandehura akuzohet gjithashtu se ka fyer qeverinë dhe zyrtarët shtetërorë, duke nxitur urrejtje dhe armiqësi, kryesisht përmes postimeve të saj në Twitter në periudhën 2012-2017.

Kaftançioglu luajti një rol kyç në zgjedhjet lokale të Stambollit, që u fituan nga opozita, e cila mundi partinë e presidentit Erdogan, që qeveriste qytetin prej 25 vitesh. Duke folur jashtë selisë së gjykatës, Kaftançioglu tha se vendimi nuk do ta heshtë atë.

“As ju as unë nuk e meritojmë këtë. Nëse vendimi i gjykatës nuk është në të njëjtën linjë me ligjin, por i formuluar sipas dëshirave të pushtetit politik, do të thotë se në këtë vend nuk ka ligj”, deklaroi ajo.

Politikania e opozitës shtoi se vendime të tilla nuk merren në zyrat e gjykatës, por në pallatin presidencial; ndërkohë që një grup mbështetësisht bërtisnin “krah për krah kundër fashizmit”.

Seanca e parë gjyqësore në ngarkim të Kaftançioglu u mbajt 5 ditë pasi kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu fitoi për herë të dytë zgjedhjet për bashkinë e Stambollit, në qershor./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono