Turma studentësh rrethuan universitetin në Elbasan

11:38 | 06/12/2018

Edhe studentët e Elbasanit kanë bojkotuar mësimin duke iu bashkuar kërkesave të shpallura nga studentët e Tiranës. Nga fakultete të ndryshme ata janë mbledhur e po protestojnë në sheshin para universitetit. Në këtë protestë nuk janë parë pedagogët, por politikanë të cilët kanë thënë se kanë shkuar aty me kërkesën e vetë studentëve. Një përfaqësi e vogël nga protestuesit është pritur në një takim nga zv/rektori i Universitetit, por protesta vazhdon. Sipas studentëve ata do të bojkotojnë mësimin deri në plotësimin e kërkesave të tyre. /abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono