Turistët nuk vizitojnë dot Kalanë e Mborjes, nuk ka rrugë


15:45 | 12/07/2018

Një nga vendet atraktive në Korçë nuk vizitohet dot nga turistët për shkak se aty mungon rruga. Dhe pse Kalaja e Mborjes ka statusin e monumentit të kulturës të kategorisë së parë, aty nuk është vendosur asnjë tabelë orientuese.

Muret e Kalasë se Mborjes janë rrënuar, por themelet i ka ende të forta.

Fortifikimi, që shtrihet në një sipërfaqe të konsiderueshme, i ndërtuar rreth 10 shekuj më parë, falë teknikës dhe materialeve të përdorur, i ka rezistuar kohës.  Banorët e fshatit kanë bërë sa kanë mundur për ta ruajtur nga dëmtimet.

Të paktë janë ata që mund ta dinë, se ky fortifikim, që i përket periudhës së antikitetit të vonë, ndodhet vetëm dy kilometra larg qytetit të Korçës.

Mungesa e një rruge e bën të vështirë ngjitjen drejt kalasë, e cila pozicionohet në një prej faqeve të Malit të Moravës.

Ka statusin e monumentit të kulturës të kategorisë së parë, prej pesë dekadash, por askush nuk është kujtuar, të paktën të vendosë një tabelë orientuese për vizitorët.

Për më tepër edhe pse siti arkeologjik ruhet në gjendje të mirë, nuk është përfshirë në asnjë prej intenerareve të objekteve kulturore, me interes për t’u vizituar.

Kalaja e Mborjes vijon të mbetet e pazbuluar dhe e pashfrytëzuar nga turistët. Por thesarkërkuesit nuk harrojnë të kthehen herë pas here, duke bërë gërmime dhe për pasojë duke dëmtuar strukturat e gurta./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono