Tsipras: Nuk mund t’i ndalojmë të identifikohen si maqedonas


14:02 | 14/06/2018

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, iu përgjigj akuzave të opozitës duke thënë se nuk mund t’i ndalojë Shkupit të identifikohet si Maqedonas. Nga ana tjetër, marrëveshja ka përçarë partinë opozitare PASOK.

Pas arritjes së marrëveshjes për emrin me Shkupin, qeveria dhe kryesisht kryeministri Aleksis Tsipras është vënë në qendër të akuzave nga partitë opozitare. Pikërisht për këtë ka ardhur dhe një reagim i tij.

“Në marrëveshje qëndron vendim për shtetësinë dhe jo identitetin, sepse ne nuk mund të ndalojmë të drejtën e fqinjëve për t’u identifikuar si maqedonas”.

Kështu u shpreh Tsipras në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT.

“Atë që bën kjo marrëveshje është se nuk e nënvlerëson të drejtën për vetëvendosje, nuk mund ta bëjmë këtë. Ne nuk mund t’i ndalojmë që të identifikohen si maqedonas”, përsëriti shefi Iqeverisë greke dhe shpjegoi se në marrëveshje termi maqedonas nuk ka të bëjë me historinë e Maqedonisë greke.

Lidhur me marrëveshjen, Tsipras tha se Greqia, nuk dëshiron që t’i nënvlerësojë fqinjët, nuk dëshiron që të ketë fqinjë të cilët do të jenë të gjunjëzuar, nuk dëshiron që ky të jetë “Traktati i Versajës”.

Aleksis Tsipras në intervistën për ERT-në disa herë e përdori frazën “tregtarë të patriotizmit” për ata që në të dy vendet e kundërshtojnë marrëveshjen.

“Edhe unë edhe kolegu im, zoti Zaev, në këtë periudhë zhvilluam një luftë të vështirë, secili në vendin e vet të tejkalojë paragjykimet dhe fiksimet, që të mund të arrihet një marrëveshje, që besojmë se është në dobi të popujve tanë, sepse të dy konsiderojmë se ky është patriotizmi i vërtetë”, shtoi Tsipras.

Ndërkohë, liderja e koalicionit opozitar të qëndrës së majtë i përbërë nga Lëvizja për Ndryshim dhe Pasok, njoftoi se nuk do të mbështesin akordin. Ndërsa anëtarët më të vjetër të këtij grupimi politik u shprehën pozitivisht ndaj marrëveshjes Athinë-Shkup për emrin./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono