Tryeza për Reformën Zgjedhore, reagon BE: Një arritje e rëndësishme për rivendosjen e stabilitetit politik

15:02 | 14/01/202015:020

Në lidhje me uljen në tryezën për Reformën Zgjedhore të 4 përfaqësuesve të opozitës parlamentare dhe jo parlamentare dhe të mazhorancës ka reaguar edhe BE përmes ambasadorit të saj Luigi Soreca.

Soreca është shprehur se BE mirëpret marrëveshjen e sotme ndër-partiake për Reformën gjithëpërfshirëse Zgjedhore e cila është një arritje e rëndësishme, për rivendosjen e stabilitetit politik të Shqipërisë, dhe rrugën drejt integrimit evropian.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake mbi rrugën përpara për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Është një arritje e rëndësishme për rivendosjen e stabilitetit politik të Shqipërisë dhe në kontekstin e procesit të integrimit të BE të Shqipërisë. Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë që do të miratohet nga Parlamenti, në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e tyre evropiane”, shkruan Soreca./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono