Trump vendos tarifa dhe sanksione ndaj Kinës

12:19 | 22/03/2018

Rreth 50 miliardë dollarë do të jetë totali i tarifave të reja dhe sanksioneve që presidenti amerikan, Donald Trump, do të vendosë ndaj Kinës. Vendimi është një formë dënimi për vjedhjen e sekreteve teknologjike dhe tregtare nga ana e Pekinit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa dhe sanksione ndaj Kinës për një vlerë prej të paktën 50 miliardë dollarë. Lajmi është konfirmuar nga New York Times, që sqaron se vendimi është marrë për të dënuar Pekinin për vjedhjen e sekreteve teknologjike dhe tregtare. Masat e reja do të prekin importin kinez në 100 kategori tregtare, nga veshjet deri tek pajisjet elektronike si dhe do të vendosen kufizime për investimet kineze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vetëm dy ditë më parë, kryeministri kinez Li Keqiang pohoi se nuk do të bëhej pjesë e betejave tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi nuk do të kishte asnjë fitues në këtë rast. Vendi aziatik ndër të tjera ka theksuar se polemikat duhet të zgjidhen me negociata, konsultime dhe dialog.

Mbylljen zyrtare të programit tradicional të dialogut ekonomik me Kinën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin paralajmëruar që në 18 Mars. Nënsekretari amerikan i Thesarit për Çështjet Ndërkombëtare, Devid Malpass, gjatë qëndrimit në Buenos Aires për samitin ekonomik të G20, kishte shpjeguar se administrata Trump kishte mbetur e zhgënjyer nga Kina dhe hapat prapa për hapjen e tregut të saj ndaj konkurrencës së huaj./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono