Trump, tjetër lëvizje në Lindjen e Mesme

23:30 | 21/03/201923:300

Rreth dy vjet pas njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, Donald Trump po shqyrton një tjetër lëvizje që pritet të trazojë ujërat në Lindjen e Mesme; njohjen e Lartësive Golan si territor të shtetit hebre.

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se është koha që Shtetet e Bashkuara të njohin sovranitetin e Izraelit në Lartëistë Golan, të cilat iu morën Sirisë në vitin 1967. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Trump ka thënë se lëvizja është e një rëndësie strategjike për sigurinë e shtetit të Izraelit dhe stabilitetin rajonal.

Izraeli i aneksoi Lartësitë Golan në vitin 1981, një manovër kjo e shtetit hebre që nuk është njohur në nivel ndërkombëtar. Sidoqoftë, kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu nuk ka vonuar ta falenderojë presidentin Trump për vendimin e tij.

“Në një kohë kur Irani po përpiqet të përdorë Sirinë si një platformë për të shkatërruar Izraelin, presidenti Donald Trump me guxim njeh sovranitetin e Izraelit në Lartësitë Golan”, ka deklaruar Netanjahu, edhe ai në Twitter.

Lëvizja e presidentit të Shteteve të Bashkuara vjen në një kohë kur Netanjahu po përpiqet të riafirmohet në zgjedhjet e 9 prillit dhe kur po përballet me akuza të forta për korrupsion. Në vitin 2017, Trump njoftoi njohjen nga Amerika të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosi atje ambasadën e Shteteve të Bashkuara, një lëvizje kjo që shkaktoi irritimin e palestinezëve.

Palestinezët pretendojnë Jeruzalemin lindor si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm dhe sipas marrëveshjes së paqes të vitit 1993 me Izraelin, statusi final i tij do të diskutohet në fazat e mëvonshme të bisedimeve të paqes, të ndërprera prej vitesh./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono