Trump takohet me Putin në Japoni

16:19 | 28/06/2019

Presidenti amerikan Donald Trump është takuar në Osaka me presidentin rus Vladimir Putin. Kreu i shtëpisë së Bardhë i kërkoi Putin para gazetarëve që të mos ndërhynte në zgjejdhjet presidenciale amerikane të 2020-s.

I shumëpritur takimi në Osaka mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Që nga konferenca për shtyp për prezantimin, Trump u shfaq në formë, duke mos i kursyer homologut të tij një battue, e cila shkaktoi të qeshura mes gazetarëve të pranishëm.

Pyetjes nëse në takimin e tyre do të flisnin për “Russiagate” dhe ndikimin e Moskës në zgjedhjen e presidentit amerikan, Trump u përgjigj: Sigurisht që do të flasim.

Më pas ai i drejtoi gishtin Putin duke e paralajmëruar që të mos ndërhynte në zgjedhjet amerikane. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se kishin shumë gjëra për të biseduar, tregtia dhe çarmatimi. Ai premtoi se në bazë të marrëdhënieve shumë të mira mes të dyve, nga takimi do të dilnin gjëra shumë të mira.

Por pyetjes nëse dhe Irani do të ishte ndër temat e bisedimeve presidenti amerikan preferoi që të mos përgjigje duke ndërruar bisedë.

Ndërsa për takimin e së shtunës me presidentin kinez, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se nuk kishte premtuar heqjen e tarifave por githësesi takimi do të ishte shumë frytdhënës./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono